Haug vë bast për Shumin: Për të mosha nuk është problem
Pas rikthimit të bujshëm, mosha e 7-herë kampionit të botës, që pas pak kohësh mbush 41 vjet, është çështja më e debatuar midis të apasionuarve të Formulës 1 kohët e fundit. Por bosi i skuderisë nga Shtutgarti, Norbert Haug, është i sigurt se vitet që mban mbi supe nuk do të jenë aspak problem për Shumakerin.“Në Formula 1 nuk llogaritet vetëm rinia dhe forca fizike, si të ishte një garë atletike, por edhe përvoja, inteligjenca dhe intuita. Prandaj, besoj se Shumakeri i ka të gjitha cilësitë e nevojshme për të qenë fitues. Rubens Barikelo është 37 vjeç dhe sezonin e kaluar luftoi për titull. Pse të mos e bëjë edhe Shumi, që ka vetëm tre vite më shumë”, u shpreh Haug.