E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hawthorne vjen në shqip, "Damka e turpit" promovohet në MTKRS

Një histori dashurie e vendosur në një situatë historike të vërtetë, vjen në librin e promovuar në MTKRS "Damka e Turpit". Ky libër është shkruar nga Nathaniel Hawthorne në vitin 1850-të, dhe ai eksploron temat e mëkatit, kontrastin midis të kaluarës dhe së tashmës si dhe hipokrizinë dhe presionin shoqëror.

Përkthyesi i “Damkës së Turpit” Amik Kasaruho, e cilëson këtë libër si një dramë njerëzore e cila mbetet aktuale sot e kësaj dite.
E ndërsa për botuesen e librit Loreta Berhami, ky libër duhet të kishte ardhur prej kohësh për lexuesin shqiptar.
 

Ester Prinit, personazhi kryesor, lind një vajzë pas një lidhjeje jashtëmartesore të fshehtë në Boston, në qendër të Amerikës puritane të shekullit të 17- të. Ajo përpiqet të ndërtojë një jetë të re, bazuar mbi pendimin e saj dhe dinjitetin e një gruaje të pavarur si dhe në paragjykimet e panumërta të njerëzve.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›