E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, zjarri përfshin një masiv pyjesh

Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme në Elbasan.
 

Sipas informacioneve flakët kanë përfshirë një masiv pyjor me drurë dushku në fshatin Balëz të Elbasanit ndërsa në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e zjarrëfikësve.
 

Ndërkohë mësohet se terreni i vështirë ku ka rënë zjarri e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrëfikësve.
 

Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e rënes së tij bëhet fjalë për një zjarr të përmasave të mëdha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›