Elbasan, zjarri në masivin e pyjeve, shoqërohet autori

Një 56-vjeçar është shoqëruar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin masivit të pyjeve në fshatin Balëz.
Burime nga policia bëjnë me dije se është shoqëruar në polici shtetasi me inicialet A.Gj, banor i këtij fshati.
Ky person i ka vënë zjarrin barishteve në tokën e tij dhe më pas zjarri është përhapur me shpejtësi e favorizuar edhe nga era.
Flakët e zjarrit përfshin pasditen e sotme një sipërfaqe pyjore në fshatin Balëz ndërsa flakët janë shuar me vështirësi si pasojë e terrenit mjaft të thyer.