Adriano dëshiron të luajë për Romën
Menaxheri
Mesazhe dashurie për Romën kanë mbërritur nga Adriano Leite Ribeiro, i cili dëshiron të rikthehet në Itali dhe nuk po e fsheh aspak këtë dëshirë. “Brenda meje ka një dëshirë për të kërkuar falje për mënyrën se si u largova nga Interi. Tani kam rigjetur dëshirën, grintën dhe lumturinë. Do të doja të kthehesha në Itali. Më kërkon Roma dhe do të luaj me shumë kënaqësi me Totin, që është një lojtar shumë i madh”. Një deklaratë të tillë e ka konfirmuar dje vetë menaxheri i sulmuesit aktual të Flamengos.
#