E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhiç, sot para gjykatës së Hagës

HAGE- Goran Haxhiç do të dalë sot për herë të parë para gjykatësve të Gjykatës për Krimet në Ish Jugosllavi, në lidhje me akuzat për krime lufte në Kroaci.

Haxhiç, i cili u transferua nga Serbia në Hollandë të premten e kaluar pas arrestimit të tij, do të kërkohet të deklarojë nëse ndihet i fajshëm ose i pa fajshëm për 14 akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte - duke përfshirë edhe shkatërrimin e qytetit të Vukovarit dhe të Danubit në vitin 1991.

Zëdhënësja e gjykatës së Hagës, Nerma Jellaçiq ka thënë se "Në ditët e ardhshme ai pritet të ketë takime me përfaqësuesit e Tribunalit, të cilët do t'i shpjegojnë se në çfarë mënyre mund ta formojë ekipin e tij të mbrojtjes”, bëjnë të ditur mediat serbe.

Haxhiç u arrestua në rajonin e Frushka Gorës në Serbi, pas shtatë vitesh arrati.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›