Tirana, Basha nga sot në krye të bashkisë
TIRANE- Lulzim Basha pritet të nisë sot zyrtarisht punën në krye të bashkisë së Tiranës, pasi këshilli i ri bashkiak të shpallë të vlefshmëm mandatin e tij, si dhe të bëjë betimin.Konstituimi i Këshillit Bashkiak, i dalë nga zgjedhjet e 8 majit, është thirrur për në orën 10:00.
Në bazë të votave të marra në zgjedhjet vendore të 8 majit, koalicioni i djathtë "Aleanca për Qytetarin" ka 28 vende në këshillin, ndërsa koalicioni i majtë "Aleanca për të Ardhmen" ka 27 vende.
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se këshilltarët socialistë të bashkisë së Tiranës pritet të jenë sot të pranishëm në mbledhjen e konstituimit të këshillit bashkiak, dhe në momentin e betimit të kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës, mund bojkotojnë mbledhjen, për arsyet e deklaruara tashmë që kanë të bëjnë me mandatin e Bashës.
Por qëndrimi politik i këshilltarëve socialist pritet të konkretizohet një orë para nisjes së mbledhjes së parë të këshillit të ri, kur grupi i këshilltarëve socialistë, do të mblidhet në selinë rozë, për të zhvilluar një takim me kryetarin e PS-së, Edi Rama.
KËSHILLI BASHKIAK
Fillimisht do të ngrihet komisioni i mandateve i cili do bëjë verifikimin e miratimin e mandateve të anëtarëve të këshillit të cilët më pas do të bëjnë betimin. Më pas 55 anëtarët e këshillit bashkiak do të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarin e këshillit, si dhe do të zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin komunal ose bashkiak në këshillin e qarkut. Pasi përfundon kjo procedurë vjen momenti i shpalljes së vlefshmërisë së mandatit të ri të kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës dhe betimi i tij.
Partia Demokratike merr drejtimin e bashkisë së Tiranës, pas 11 vitesh qeverisje nga socialistët. Basha mundi me 93 vota kryesocialistin Edi Rama, i cili kërkonte mandatin e katërt në bashkinë më të madhe të vendit.
(s.g/BalkanWeb)