E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Traditë, kultivimi i krijuesve të rinj

"Kultivimi i krijuesve të rinj duhet të bëhet një traditë, sepse me përkrahjen e këtyre talenteve, do të sjellim të mirën e civilizimit". Kështu është shprehur zëvëndëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për esetë më të mira të organizuar nga Instituti i Medias.
 

Konkursin e esesë më temë "Në vend të përplasjes, aleanca e qytetërimeve" e ka fituar gjimnazistja e "Petro Nini Luarasit", Megi Mulita. Në këtë projekt të realizuar me mbështetjen e UNESCOS, kanë marrë pjesë me punimet e tyre nxënësit e shkollave të mesme të vendit.
 

Fituesja e çmimit të parë tha se harmoninë e qytetërimeve e bën të mundur kultura dhe pranimi i tjetrit pa e paragjykuar. 20 esetë më të mira janë përmbledhur në një botim nga Instituti i Medias.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›