E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliç vijon grevën, në ditën e gjashtë

Lideri i Partisë Progresive serbe, Tomislav Nikoliç po vazhdon grevën e nisur pesë ditë me pare, duke kërkuar shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Mjekët në spitalin privat ku Nikoliç ishte dërguar të shtunën, disa orë pasi kishte nisur grevën, thanë se gjëndja e tij është e qendrueshme. Kërkesën e Nikoliqit për zgjedhje të reja, Presidenti Boris Tadic e ka hedhur poshtë pasi data sipas tij do të përcaktohet vetëm pasi vendi të fitojë statusin e vendit kandidat për anëtaresi ne BE.

Nikoliq ka deklaruar të martën se ai është “i gatshëm të shkojë aq larg sa është e nevojshme për ta bërë Serbinë një vend normal.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›