Haxhinasto: “Ahtisari” plani i vetëm për veriun e Kosovës

Ky i fundit, ka theksuar se Plani Ahtisari, është plani i vetëm për zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovës.
“Unë mendoj se është momenti që, shoqëria kosovare brenda kufijve aktualë të Kosovës, të mendojë për integrimin e mëtejshëm të saj dhe jo për krijimin e formateve, të cilat kanë dështuar në të kaluarën, kështu mendoj se këtë perspektivë që është gjithashtu edhe një perspektivë shumë e rëndësishme evropiane, e jep në mënyrën më të saktë plani Ahtisaari për veriun e Kosovës”, tha Haxhinasto i pyetur për marrëveshjen më të fundit me Serbinë.
Ai kërkoi që palët duhet ta zbatojnë marrëveshjen duke e respektuar atë ashtu siç është rënë dakot. Në takim, Haxhinasto theksoi se të dy vendet po punojnë intensivisht për të krijuar një treg unik, duke hequr gjithë barrierat ekzistuese në shkëmbimet mes tyre.
Ai nënvizoi se “Rruga e Kombit” si arterie kryesore që lidh Kosovën e Shqipërinë krijon mundësi për shtrirjen e këtij bashkëpunimi në kapilarët e ekonomisë së vendeve tona, përmes projekteve të përbashkëta në fushën e infrastrukturës, energjetikës etj. Të dy bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu në koordinimin e veprimtarive në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Nga ana e tij, ambasadori Selimi tha se ndihej i lumtur që kishte mbështetjen e Shqipërisë, teksa shtoi se duhet të rritet bashkëpunimi i mëtejshëm. /S.Ll/Start/
2012-03-21 12:53