Kosove Vazhdojne debatet rreth zhvillimeve politike
Ne Prishtine po vazhdojne debatet rreth zhvillimeve politike ne Kosove pas vendimit te Lidhjes Demokratike te Kosoves qe te terhiqet nga koalicioni qeverises me Partine Demokratike te Kosoves. Lidhja Demokratike e Kosoves ka urdheruar zevendeskryeministrin ministrat dhe zevendesministrat e saj qe perfundimisht neser ne mengjes te bejne dorezimin e posteve te tyre.
Zyrtaret e Partise Demokratike te Kosoves e cilesuan krize institucionale gjendjen e re te krijuar ne vend ndersa veprimin e Lidhjes Demokratike te Kosoves veprim per interesa te ngushta te kryetarit te saj Fatmir Sejdiu. Ky veprim e ka vene vendin ne krize institucionale dhe rrethanat e reja kerkojne zgjidhje te jashtezakonshme politike dhe kushtetuese thone zyrtaret e Partise Demokratike duke mos perjashtuar mundesine qe Kosova te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme.
Zoti Fatmir Sejdiu ka pohuar se vendimi ishte pasoje e sic eshte shprehur ai injorimit te partise se tij nga partia ne pushtet me rastin e miratimit te Strategjise per privatizimin e Postes dhe Telekomit te Kosoves.
Ai ka thene edhe sot se vendimi eshte ne momentin e duhur dhe nuk eshte vendim qe deshiron ta demtoje qendrueshmerine ne Kosove. Sipas Lidhjes Demokratike te Kosoves ekzistojne rruge ligjore e kushtetuese per tejkalimin e situates se krijuar perfshire mundesine e koalicioneve te reja qeverisese apo formimit te qeverise teknike deri ne zgjedhjet e parakohshme tashme te caktuara per 13 shkurtin e vitit 2011.
Rrugedalja eshte debatuar edhe ne takime me dyer te mbyllura ndermjet kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci dhe perfaqesuesve diplomatike te Shteteve te Bashkuara dhe vendeve kryesore te Bashkimit Evropian ne Kosove.
Opozita nderkaq vlereson se renia e qeverise se koalicionit eshte perfundim sic thuhet i natyrshem i kesaj qeverie ndersa ka qendrime te ndryshme rreth zhvillimeve ne vijim. Nje pjese e saj mendon se zgjedhjet e jashtezakonshme kane mbetur zgjidhja e vetme per situaten ne vend ndersa nje pjese mendon se eshte e pamundur qe kjo te ndodhe ne nje kohe te shkurter.
Te shqetesuar per mbajtjen e zgjedhjeve te jashtezakonshme jane shprehur edhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Kryetarja e ketij komisioni Valdete Daka thote se eshte e veshtire te organizohen zgjedhje te mira ne nje kohe te shkurter.
Zgjedhjet e parakohshme ne Kosove u imponuan me doreheqjen e ish presidentit te vendit Fatmir Sejdiu pasi qe Gjykata Kushtetuese konstatoi se ai ka shkelur kushtetuten duke mbajtur dy poste ate te presidentit dhe ate te Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Koalicioni qeverises ndermjet rivaleve te vjeter Partise Demokratike dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves pasoi zgjedhjet e pergjithshme te nentorit te vitit 2007. Marreveshja per bashkeqeverisje u arrit ne janar te vitit 2008 ndersa nje muaj me vone ne shkurt te vitit 2008 Kosova shpalli pavaresine e cila eshte njohur nga 70 vende te botes. Zgjedhjet lokale te vitit 2009 shenuan nje periudhe perplasjesh ndermjet partnereve te koalicionit ndersa doreheqja e ish presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu duket se i dha goditjen e fundit ketij koalicioni.