E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqesori ka deshtuar ne luften antikorrupsion

17-10-2010 / Gazeta 55

Drejtuesit e drejtesise konstatojne por ansje mase per kapercimin e fenomenit

Keshilli i Larte i Drejtesise ka kritikuar dje kryetaret e gjykatave ne rrethe gjate analizes se ceshtjeve penale te gjykuara. Kreu i ketij institucioni Kreshnik Spahiu tha se nuk ka te denuar per korrupsion dhe se 100 per qind e denimeve jane me gjoba. Ai theksoi se denimet per vepren penale te korrupsionit jane minimale nderkohe qe me shume denohet ryshfetdhenesi se ryshfetmarresi.
Madje sipas Spahiut 71 per qind e ketyre denimeve nuk ekzekutohen.
Drejtesia penale shqiptare tregohet me e ashper per ata qe japin ryshfet sesa ata qe marrin kete ryshfet. Megjithese ligji penal eshte teresisht i qarte. Jane denuar disa zyrtare te niveleve te uleta per korrupsionin dhe cuditerisht denohen me ashper ata te cilet jane gjetur fajtor per korrupsionin ne sektorin privat ne raport me ata qe jane gjetur fajtor ne sektorin shteteror. Ne pergjithesi per kryerjen e ketyre veprave penale personat e gjykuar kane marre denime mjaft te lehta ose ne minimumin e kerkuar nga ligji dhe ne asnje rast denimet nuk i afrohen maksimumit te parashikuar ne ligj u shpreh Spahiu.
Mos ekzekutimi demton buxhetin e shtetit nenvizoi Spahiu.
Nga nje kendveshtrim i plote i hetimit nuk mund te mos shprehim zhgenjimin jo vetem si autoritet per administrimin e drejtesise por ne radhe te pare si qytetar i ketij vendi. Edhe ne ato pak raste te cilat arrijne te shkojne para gjykates drejtesia humbet dhe tretet ne denime minimale ne vend qe te jepen shembuj per te inkurajuar qytetaret tha me tej kreu i KLD-se.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›