E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjet shqiptare te njejta me ato te Bashkimit Evropian

17-10-2010 / Gazeta 55

Ministri Nishani ne samitin e Ohrit per arritjet ne luften kunder korrupsionit

Shqiperia ka arritur te shenoje rezultate konkrete ne luften kunder krimit dhe korrupsionit. Ky ishte komenti i ministrit te Drejtesise Bujar Nishani ne fjalimin e tij ne konferencen ministrore rajonale kushtuar luftes kunder korrupsionit qe po mbahet ne Oher nga ku prezantoi eksperiencen e Shqiperise ne kete fushe. Ky samit me temen Lufta kunder korrupsionit komente integruese mbi aktivitetet kombetare dhe nderkombetare u mbajt ne qytetin e Ohrit ne kuader te kryesise Maqedonase te Komitetit te Ministrave te KiE.
Gjate fjales se tij ne kete konference ministri Nishani prezantoi eksperiencen e Shqiperise ne lidhje me masat e marra per parandalimin e fenomenit te korrupsionit si dhe funksionimin e institucioneve shqiptare ne penalizmin e subjekteve te perfshira ne korrupsion.
Jam i nderuar te prezantoj eksperiencen e Shqiperise nen kete konference sa i takon bashkepunimit ne fushen e drejtesise por sidomos ne luften ndaj krimit dhe korrupsionit. Jam i nderuar te prezantoj eksperiencen e mire te Shqiperise sa i takon implementimit te nje ligji te ri te miratuar nga Parlamenti ai kunder mafias. Ligji nenkupton konfiskimin sekuestrimin e pasurise se grupeve kriminale. Ligji ka filluar te implementohet dhe kemi marre rezultate konkrete. Prokuroria ka derguar ceshtje te ndryshme ne gjykaten e krimeve e cila ka vendosur per konfiskimet e aseteve te anetareve te grupeve te krimit te organizuar u shpreh ministri Nishani.
Duke theksuar se Shqiperia po punon shume ne rrugen e integrimit ministri Nishani nenvizoi rendesine e implementimit te ligjeve te cilat sic tha jane ne perputhje me standardet e Bashkimit Europian.
Legjislacioni yne eshte i niveleve te BE dhe po fokusohemi ne implementimin e legjislacionit por fusha e drejtesise eshte nje fushe qe te gjithe duhet te japin kontribut jo vetem ne vend por edhe me tej dhe rajoni e ka te nevojshem nje bashkepunim te tille tha Nishani.
Ministri i Drejtesise u ndal ne ngritjen dhe funksionimin e Qendres Kombetare te Regjistrimit QKR dhe Qendres Kombetare te Lincensimit QKL dhe reformen rregullatore te tyre.
Ne kete kontekst ai foli per modelin e Shqiperise ne implementimin 100 per qind te prokurimeve ne rruge elektronike si masa te rendesishme per parandalimin e veprimeve korruptive nga administrate publike.
Nje prezantim te vecante para te pranishmeve ministri Nishani i beri funksionimit te ligjit Antimafia si nje instrument i rendesishem ne goditjen e aseteve financiare dhe ekonomike te grupeve kriminale.
Gjate punimeve te konfercenes ministri i Drejtesise Bujar Nishani pati takime te vecanta me Ministrin e Drejtesise se Kroacise Drazen Bosnjakovic dhe Ministrin e Drejtesise se Maqedonise Mihajlo Manevski me te cilet u diskutuan ceshtje me interes te perbashket ne fushen e zbatimit te drejtesise.
Ne takimin qe ministri Nishani pati me homologun kroat Bosnjakovic u ra dakord per nenshkrimin e nje marreveshjeje ne fushen e ekstradimeve. Konferenca e ministrave te KiE-s u permbyll me nje deklarate te perbashket per angazhimin e te gjitha paleve per nje bashkepunim rajonal ne kuader te rekomandimeve te GRECO-s dhe Keshillit te Europes.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›