E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama strumbullari i korrupsionit ne Shqiperi

17-10-2010 / Gazeta 55

PD apel ndaj drejtesise per clirimin e Tiranes nga kthetrat e klanit mafioz

Partia Demokratike kerkoi perseri dje hetim korrekt nga organet e akuzes per kryetarin e bashkise Tirane Edi Rama i akuzuar per afera korruptive si dhe skandale te renda me pasoje demtimin e jetes se qytetareve. Deputeti demokrat Eduard Halimi u shpreh gjate nje konference per shtyp se Tirana duhet te clirohet nga kupola mafioze.
Ka ardhur koha qe drejtesia te veproje per ta cliruar nje here e pergjithmone Tiranen nga kthetrat e ketij klani mafioz qe aplikon prej shume vitesh filozofine e shemtuar te 20 perqindeshit u shpreh Halimi.
Sipas tij kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama po perpelitet te shpetoje nga pergjegjesia e qarte dhe e plote pas shperthimit te skandalit te 20 perqindeshit me projektin e godinave 35-kateshe te Liqeni.
Edi Rama permendi dje si neper dhembe prokurorine nderkohe qe publiku pret me padurim qe ai te jape nje shpjegim per rolin e tij ne kontraten 100 milion euro te Leprit e cila pastaj u shnderrua ne grataciela te frikshem ne vendin me terheqes te Tiranes. Ne kerkojme hetimin e shpejte dhe transparencen e plote te kesaj afere qe ka nga prapa qindra milion euro te pista. Prokuroria duhet te nise menjehere ceshtjen jo vetem ndaj sekserit te 20 perqindeshit por edhe kryetarin e bashkise se Tiranes i cili eshte perfituesi kryesor i kesaj afere te paster korruptive deklaroi deputeti demokrat.
Sipas tij vemendjen e qytetareve nuk e manipulojne dot justifikimet e Rames per te dale nga situata.
Asnje debat artificial dhe as shpifjet e radhes qe fabrikohen ne zyrat e Partise se Bashkise nuk mund te shkepusin vemendjen tone dhe te qytetareve nga skandali me i madh dhe me i provuar ne keto 20 vjet tha ai.
Deputeti i PD shtoi me tej duke hedhur akuza te ashpra drejt Rames se ai eshte strumbullari i korrupsionit ne Shqiperi dhe nje nder me te kuotuarit e ketij fenomeni ne kontinent.
Eumlshte koha qe ky kancer i cili bren pa meshire interesat e qytetareve te Tiranes te goditet mu ne zemren e tij. Edi Rama eshte strumbullari i korrupsionit ne Shqiperi dhe nje nder kampionet e ketij fenomeni ne kontinent tha deputeti Halimi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›