E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gattuso: Milani është shtëpia ime

Mesfushori i Milanit, Rino Gattuso, ka konfirmuar se ai do të vazhdojë të luajë për kuqezinjtë.

Veterani italian kishte refuzuar një ofertë të majme nga klubi rus Anzhi për të mbetur në San Siro.

“E kam menduar ofertën që kam pranuar pasi ishte vërtet e rëndësishme, por për mua gjëja më e rëndësishme është të qëndroj i qetë, në shtëpi me familjen time. Milani, pas 12 vitesh, është shtëpia ime”, ka thënë Gattuso.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›