Kolegji te henen vendimi i trete per Tiranen
13 qershori do te jete data e gjykimit te kerkese-padise se re te Partise Socialiste per ceshtjen e procesit zgjedhor ne Tirane. Kolegji Zgjedhor ka hedhur dje shortin perkates i cili ka sanksionuar daten ne fjale si moment te shqyrtimit administrativ te kundershtimit qe PS-ja i ben vendimit nr. 827 te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe perfshin si objekt ankimimin ndaj vendimeve nr. 711 per miratimin e tabeles permbledhese te rezultateve per Tiranen dhe vendimit nr. 710 per tabelen e njesise bashkiake nr. 5 ose ndryshe Komisioni i Zones se Administrimit Zgjedhor nr. 49. Ajo qe ka rene ne sy eshte se ne ndryshim nga shqyrtimi i kerkeses pararendese te PS-se te rrezuar disa dite me pare perberja e trupes gjyqesore ka ndryshuar duke nxjerre ne krye nje gjyqtare femer. Sipas rezultateve te shortit relatore e ceshtjes ne Apel do te jete gjyqtarja Dhurata Haveri e cila eshte nje pjesetare e vjeter e gjyqesorit shqiptar. E lindur ne vitin 1970 ne Shkoder Haveri eshte diplomuar ne Tirane ne vitin 1992 vit pas te cilit ka pasuar nje karriere e plote ne gjyqesor. Keshtu sipas te dhenave zyrtare te Keshillit te Larte te Drejtesise relatorja e seances se 13 qershorit ka nisur karrieren profesionale si pedagoge e jashtme ne Universitetin e Shkodres Luigj Gurakuqi deri ne vitin 1996 paralelisht me detyren e gjyqtares ne Gjykaten e Rrethit Shkoder ne vitet 1992-2000. Prej ketij viti e deri ne vitin 2004 Haveri ka kaluar ne detyren e gjyqtares ne Gjykaten e Apelit ne Shkoder per tu caktuar ne muajin shkurt si gjyqtare ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda. Qe prej vitit 2007 ajo eshte anetare e Keshillit te Larte te Drejtesise nje pozicion te cilin Haveri e mban edhe pas nje serie trajnimesh si ne te drejten penale ashtu edhe ne ate civile. Nderkohe trupa e Kolegjit Zgjedhor pervec saj do te perbehet edhe nga anetaret Astrit Kalaja Marie Qirjazi Meriban Mullai dhe Sashenka Jonuzi. Sikurse Haveri edhe anetari Astrit Kalaja ka lindur ne qytetin e Shkodres dhe eshte diplomuar ne vitin 1993 ne Fakultetin e Drejtesise. Po keshtu njesoj si relatorja e 13 qershorit edhe Kalaja emerohet ne detyren e gjykatesit ne rrethin e Shkodres per te kaluar ne 7 vitet e fundit ne detyren e anetarit te Gjykates se Apelit. Me nje karriere 18-vjecare ne sistemin e drejtesise Kalaja eshte per here te dyte anetar i Kolegjit Zgjedhor. Anetarja Marie Qirjazi gjyqtarja Marie Qirjazi ka rreth 15 vjet qe ushtron funksionin e saj prane Gjykates se Gjirokastres ne Shkallen e Apelit ne kete qytet. Ajo ka sherbyer aty qe prej diplomimit te saj dhe eshte ne detyren e anetares se Kolegjit Zgjedhor per here te dyte. Ne ndryshim nga tre te paret Meriban Mullai ka nje karriere me te gjate dhe vjen nga qyteti i Korces. E diplomuar si juriste ne vitin 1976 Mullai ka punuar si gjyqtare e gjykates se rrethit ne qytetin jugor deri me 1994-n vit ne te cilin ka kaluar ne profesionin e lire te avokates per tu rikthyer ne sistemin e Drejtesise me 1999-n si gjyqtare ne Gjykaten e Apelit ne Korce. Edhe Mullai vjen ne trupen e Kolegjit Zgjedhor per here te dyte. Ne fund Sashenka Jonuzi eshte anetarja me me shume pervoje ne Drejtesi sistem ne te cilin ka punuar qe prej vitit 1987. Jonuzi vjen nga qyteti i Vlores dhe ka ushtruar detyren e gjyqtares ne gjykaten e rrethit deri ne vitin 1998 vit ne te cilin ajo ka kaluar ne Gjykaten e Apelit te ketij qyteti. Njesoj si koleget e saj edhe anetarja Sashenka Jonuzi e ushtron detyren e gjyqtares se Kolegjit Zgjedhor per here te dyte.