E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloschi nuk kthehet te Milani

Drejtori i Parmës, Pietro Leonardi, ka deklaruar se sulmuesi Alberto Paloschi nuk do të largohet nga ekipi.

Duke qenë pronë e përbashkët e Milanit dhe Parmës, Paloschi është lidhur me një rikthim në San Siro së fundi.

“Mund ta përjashtoj largimin e tij. Nuk kam pasur kontakt në asnjë formë me Milanin. Vetëm shpresoj se Paloschi të bëhet i përdorshëm për ne sërish pas dëmtimit”, ka thënë Leonardi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›