E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Do të punojmë për plotësimin e 12 pikave

Zgjidhja e krizës politike është një zile alarmi për politikën shqiptare. Ky ishte apeli i Zëvendës/kryeministrit dhe njëkohësisht Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, kjo duke iu referuar dhe seancës së djeshme të PE-se.
 

“Seanca e djeshme e PE-se solli në vëmendjen e shqiptarëve për shqetësimin e situatës politike në vend pas sulmit të dhunshëm që ju bë institucioneve në datën 21 janar. Mesazhet janë një këmbanë alarmi për ata që mund të mbajnë peng të ardhmen Europiane. Qeveria vazhdon të punojë me axhendën Europiane”.
 

Ndërkaq, ndërsa gjatë seancës së PE-se, Komisionieri per Zgjerimin, Shtefan Syle përmendi disa nga kërkesat prioritare që politika shqiptare duhet të zbatojë për të nxjerrë vendin nga kriza, ndër të cilat janë: rivendosja e dialogut politik mes palëve, reformimi i sistemit gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zbatimi me rigorozitet i ligjeve, mbrojtja e te drejtave te njeriut etj, Haxhinasto theksoi se është miratuar plani i veprimit për 12 prioritet e BE-së dhe për këte, opozita duhet të reflektojë dhe të marrë hapa konkretë për në BE.
 

“Opozita duhet të marrë pjesë në procesin e 12 prioriteteve dhe të angazhohet në zgjedhjet e 8 majit, të ushtrojë detyrimin kushtetues të përfaqësimit të Shqipërisë, të një procesi normal parlamentar. Kjo maxhorancë është e hapur për bashkëpunim dhe se do të vazhdojë punën me qëllim që axhenda Europiane të mos merret peng” tha Haxhinasto.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›