Severin per 21 janarin Qeveria nuk po lejon prokuroret te hetojne

Zevendespresidenti i grupit socialdemokrat ne Parlamentin Europian Adrian Severin tha se BE eshte shume e shqetesuar per krizen me te cilen po perballet Shqiperia.
Severin tha se kjo eshte nje krize e cila here pas here shperthen ne dhune dhe se shqetesimi me i madh shtoi ai lidhet me reagimin e dhunshem te policise te gardes kombetare per perdorimin e municioneve kunder demonstruesve
Gjate nje interviste shperndare per mediat Severin shprehet
Se pari qeveria perdori municione luftarake per te sulmuar demonstruesit por nuk mund te pranojme po ashtu dhe idene qe qeveria nuk u lejon prokuroreve te shqyrtojne keto ceshtje apo qe jep mesazhe qe i inkurajojne ata qe kryen aktet e dhunes duke i quajtur ata heronj te kombit nderkohe qe te tjeret quhen - ashtu sic ndodh ne ish diktaturat komuniste apo ato te se djathtes ekstreme - bandite dhe jo njerez qe mbrojne te drejtat e tyre legjitime por njerez qe synojne nje grusht shteti- tha Severin
Sipas tij Demonstrata eshte nje e drejte elementare politike e qytetareve hyn tek te drejtat e njeriut nderkohe qe anti-demonstratat jane vetem nje shprehje e qendrimeve diktatoriale apo autoritare
Ai tha se jane marre shume informacione per menyren se si eshte menaxhuar situata ne nuk i pranuam keto gjera ne Egjipt ne nuk i pranuam ato se fundi ne Tunizi dhe ne nuk mund ti pranojme ato ne Shqiperi - tha ai
Zv.presidenti i grupit socialdemokrat ne Parlamentin Europian Adrian Severin shprehi gjithashtu besimin se angazhimi i te derguarit te BE-se Miroslav Lajcak dhe perpjekjet e komisionerit Stefan Fyle do ti sjellin paleve poltike ne Shqiperi qartesi dhe urtesi.
Ai shprehu zhgenjim per moszbatimin e rezolutes se Parlamentit Europian
Sipas tij ky rezoluta duhet ti shtyje palet por sidomos qeverine qe ka ne dispozicion instrumentet me te rendesishme qe te bejne gjene e duhur dhe per mendimin tim gjerat e duhura jane permbledhur tanime ne rezoluten e Parlamentit Europian qe u kalua vitin e kaluar dhe qe me sa dime ne nuk eshte zbatuar aspak nga qeveria e Shqiperise
Severin foli gjithashtu dhe per zgjedhjet e 8 majit ku sipas tij nga takimi qe pati me kreun e opozites Edi Rama ne Bruksel mori garanci se nuk do te kete bojkot.
Zgjedhjet e ardhshme ato lokale duhen organizuar ne menyren e duhur ne perputhje me standardet europiane. Padyshim qe ne do ti monitorojme ato me kujdes por shpresojme qe te merren po ashtu masa pergatitore nga te interesuarit nga autoritetet dhe jam i sigurt se edhe te derguarit e BE njerezit e caktuar prej saj do te ndihmojne Shqiperine- perfundoi ai.
Stefan Fule Komisioner per Zgjerimin ne Bashkimin Europian u ka bere thirrje edhe njehere partive politike ne Shqiperi te dialogojne duke iu permbajtur kritereve te Kopenhagenit. Gjate fjales se tij ne mbledhjen e Parlamentit Europian nje dite me pare Fyle u shpreh se Shqiperia duhet te zbatoje kriteret e Kopenhagenit. Komisioneri per zgjerimin ngjarjet e 21 janarit i quajti tragjike dhe kerkoi hetim te plote dhe te pavarur.
Fyle vuri theksin dhe tek zgjedhjet e 8 majit per te cilat tha se partite politike ne Shqiperi duhet te japin garanci se procesi do jete korrekt dhe i ndershem.
Ai theksoi perpjekjet e BE-se per te zgjidhur krizen duke iu referuar ardhjes dy here ne Shqiperi dhe takimit me kreret me te larte te shtetit te derguarit Miroslav Lajcak.
Nderkohe kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka mberritur sot ne Strasburg ku do te kete disa takime me zyrtare te BE-se.
Takimet e mia kane lidhje me nevojen per te bere te qarta disa te verteta qe dukshem u fshihen europarlamentareve te djathte nga propaganda e shfrenuar e regjimit te kusarise ne Tirane. Te verteten qe ne gjate gjithe pjeses se dyte te vitit te shkuar kemi luftuar as me shume e as me pak po per te vene ne jete rezoluten e ketij parlamenti te votuar jo vetem nga e majta por edhe nga e djathta europiane qe do te kishte zgjidhur krizen e rende te zgjedhjeve ne Shqiperi. Te verteten qe ne jemi ne parlament dhe qe do vazhdojme te jemi aty duke u ballafaquar me regjimin ne hapesiren e parlamentit. Te verteten qe ne kurre nuk kemi folur dhe as kemi menduar te bojkotojme zgjedhjet lokale dhe se per ne bojkoti zgjedhjeve nuk ka qene dhe nuk eshte nje opsion. Nderkohe qe padyshim ne jemi ketu edhe per te nenvizuar te verteten se zgjedhjet lokale ne keto kushte nuk mund te behen dhe se duhen krijuar kushtet per ti bere zgjedhjet lokale duke krijuar nje kuader garancish te qarta per cdo qytetar dhe per cdo pale ne zgjedhje. Si edhe duke krijuar nje klime ku sigurisht pushteti nuk punon per pushtetin dhe ku policia nuk i vihet ne sherbim riciklimit edhe nje here tjeter te pushtetit - u shpreh Rama