E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat, rritet çmimi i naftës

Nafta bruto amerikane shitet 85 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto Brent e Londrës shitet 102 dollarë për fuçi e mbështetur nga vijimi i trazirave sociale në vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

Profili i sesionit të sotëm do të vendoset pas publikimit të raportit të Administratës amerikane për informacionin energjetik që do raportojë mbi hidrokarburet e javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara.

Ndikim do japin edhe të dhënat amerikane për shitjet e shtëpive, inflacioni dhe rezymeja e takimit të fundit të rezervës federale. Nafta bruto amerikane për Marsin u rrit 39 cent në 84.71 dollarë për fuçi. Nafta bruto Brent e Londrës për prillin u rrit 38 cent në 102.02 dollarë për fuçi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›