Qendrimi zyrtar i PS, pas takimit Rama-Nano
Lideri historik i se majtes dhe ish-kryeministri Fatos Nano prej dy javesh ka nisur kontaktet me gjithe drejtuesit e partive parlamentare per zgjedhjen e presidentit. Fillimisht eshte takuar me kreun e LSI-se, Ilir Meta, ku ka diskutuar mbi mundesine e gjetjes se konsensusit per postin e presidentit. Nje tjeter takim eshte dhe ai i zhvilluar me kryeministrin Sali Berisha, ku temat e trajtuara kane pasur te bejne serish me procesin e zgjedhjes se kreut te shtetit. Pritet qe qendrimi zyrtar i PS-se ne lidhje me kandidimin e tij te mbahet pas takimit me kreun e PS-se, Edi Rama. Vet Nano ka theksuar se eshte i gatshem te takoje perfaqesuesit e te gjitha forcave politike. Nderkohe qe kreu i Grupit Parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci, ka deklaruar se dera e PS-se eshte e hapur per kedo.