E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët e eurozonës bëjnë thirrje për rritje ekonomike

Bruksel- Krerët e eurozonës u kanë bërë thirrje qeverive të përqendrohen në rritjen ekonomike pavarësisht ndikimit negativ të masave shtrënguese.

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi bëri thirrje për një ‘marrëveshje të rritjes’ duke respektuar paktin për një buxhet të balancuar i miratuar vitin e shkuar.

Kancelarja amerikane Angela Merkel dhe kandidati francez për preisident, socialisti Francois Hollande bënë jehonë se Europa ka nevojë për më shumë rritje ekonomike.

Duke folur në Parlamentin Europian, zoti Dragi pranoi se kursimi në Europë- i cila ka sjellë një valë protestash në Greqi, Spanjë dhe më gjërë- ka zvogëluar rritjen pa bërë shumë në apsektin e reduktimti të frikës së qeverive të cilat mund të mos jenë në gjendje për të shlyer borxhet e tyre.

Kandidati socialist Hollande e ka bërë të qartë se ai nuk do ta nënshkruajë paktin derisa të mos përmbajë propozime për rritjen ekonomike. Problemi është se qeveritë e Findaldës, Greqisë dhe Portugalisë e kanë ratifikuar tashmë këtë teskt, ndërsa irlandezet do të mbajnë një referedum më 31 Maj.

Zoti Hollande tha një ditë para votimit se do të dërgojë një memo për të gjitha qeveritë europaine. ‘Unë shpresoj se do të ketë rinegocim. A mund të ketë aty një tekst alternativ për rritjen? Kjo do të jetë pjesë e diskutimeve’- tha ai.

Por ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerëelle u tha gazetarëve dje se pakti është nënshkruar dhe do të qëndrojë i tillë. Deklaratat e zotit Hollande e vënë Francën dhe Gjermaninë në një kurs konfliktual, ndoshta edhe me të tjerët.

Zonja Merkel bëri thirrje për rritje por në terma të ndryshem nga personi që mund të jetë kreu i ardhshëm i Francës.

‘Ne kemi nevojë për rritje në formen e reformave strutkure. Në Europë jemi të mbedhur për t’i bërë ballë krizës së borxhit. Nga njëra anë jemi përpjekur për një politike të qendrueshme fiskale…por s’është e mjaftueshme sepse na nevojitet edhe rritje’- tha Merkel.

Por ende askush në eurozonë nuk tha qartë se çfarë janë të gatshëm të bëjnë për të nxitur rritjen ekonomike.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›