E Diel, 1 Nëntor 2026

Guxholli: Shqipëria përballon me sukses krizën

26-01-2012 / Gazeta 55

Suzana Guxholli, këshilltarja e Kryeministrit për Ekonominë


“Shqipëria ka patur një sjellje të shëndetshme dhe të suksesshme në këtë kohë krizash dhe sot është një ndër ekonomitë e rralla që e ka përballuar krizën dhe ka ma mundur të mbajë një rritje ekonomike”. Kështu është shprehur për mediat Suzana Guxholli, këshilltarja e Kryeministrit për çështjet ekonomike, sipas të cilës të gjitha këto janë meritë e modelit ekonomik të zgjedhur dhe e reformave të zbatuara nga qeveria shqiptare. Sipas saj, borxhi rreth 60% i Shqipërisë po mbahet në të njëjtat nivele dhe nga përbërja e tij cilësohet borxh i shëndetshëm. Gjithashtu, sipas Guxhollit, krahas të gjitha këtyre, qeveria nuk ka ndaluar së investuari në infrastrukturë, si bazë e këtij modeli ekonomik dhe përmirësimin e thellimin e reformave për të tërhequr investitorët e huaj. Komisioni i Ekonomisë: “Ok” ndërtimit të by-passit të Fierit dhe Vlorës/Deputetët e Komisionit të Ekonomisë japin konsensus për ndërtimin e dy segmenteve të rëndësishme si by-passin e Fierit dhe të Vlorës, duke lejuar kështu ndërtimin e një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës jugore. Në mbledhjen e radhës të komisionit u miratoi marrëveshja për kreditimin e këtyre bypassëve me Bankën Për Rindërtim dhe Zhvillimi si dhe BEI-n. Kostoja e këtyre segmenteve është përkatësisht: 60 milionë euro për bypassin e Fierit dhe 50 milionë euro për atë të Vlorës. Kostoja e një segmenti për bypasin e Fierit është 2.9 milionë euro, kosto kjo e konsideruar e ulët nga përfaqësues të Drejtorisë së Rrugëve, edhe për shkak të terrenit më të lehtë të ndërtimit. Sipas pretendimeve të deputetët e opozitës, mbetet e dyshimitë që standardet e kostove për ndërtimin e rrugëve janë të ndryshme, duke iu referuar këtu kostos së ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan. Përfaqësuesit e lartë të drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve i argumentuan vonesat e ndërtimit të rrugëve me faktin se projekti i bypassit të Fierit është devijuar, për shkak të zgjerimit të parkut arkeologjik.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›