Haxhinasto-Inkiriwang Te forcohet bashkepunimi Shqiperi-Indonezi

Ministria e Puneve te Jashtme
Tirane 21 shkurt 2011 NOA 8211 Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto eshte takuar sot me Ambasadorin e Republikes se Indonezise ne vendin tone Immanuel Robert Inkiriwang i cili eshte rezident ne kryeqytetin e Bullgarise Sofje. Zoti Haxhinasto dhe Inkirieang vune ne dukje nevojen e vendosjes reciproke te Konsujve te Nderit si hapi i pare drejt mundesise se hapjes se Perfaqesive diplomatike ne te ardhmen ne te dy vendet me synim thellimin e bashkepunimit te shumeanshem mes Shqiperise dhe Indonezise.
Ne perfundim te misionit diplomatik te Inkiriwang gjate takimit me kreun e diplomacise shqiptare Haxhinasto te dy bashkebiseduesit vleresuan marredheniet e mira dhe miqesore qe ekzistojne mes Shqiperise dhe Indonezise.
Palet shprehen vullnetin per forcimin e bashkepunimit dypalesh nepermjet nenshkrimit te marreveshjeve ne fushen ekonomike kulturore dhe konsullore me qellim nxitjen e shkembimeve tregtare investimeve zhvillimin e turizmit dhe shkembimeve kulturore.
Po ashtu u vleresua nevoja e intensifikimit te bashkepunimit edhe ne kuader te organizatave nderkombetare.
Ne menyre te vecante Ministri Haxhinasto i kerkoi diplomatit indonezian mbeshtetje ne njohjen e pavaresise se Kosoves si nje realitet i ri dhe faktor paqeje e stabiliteti ne rajon.
mit/NOA
Lajme te ngjashmeTre vjet Pavaresi Haxhinasto Kosova progres ne ndertimin e institucioneveBorg-Haxhinasto flasin per situaten VIDEOE plote- Fjala e Zv.Kryeministrit Edmond Haxhinasto ne forumin politik Selanik IIEkstradohen dy persona te kerkuar per vrasje Haxhinasto Integrimi jashte lojerave partiake Lidhjebashkepunim edmond haxhinasto Immanuel Robert Inkiriwang mes Shqiperise e Indonezise Ministri i Puneve te Jashtme nevojitet celja e ambasadave takim me Ambasadorin e Indonezise