E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Italia te ndihmoje per projektet energjetike

Bisedimet Ministri i Jashtem takohet me kreun e Cooperacione Italiana

Shqiperia mbetet nje vend prioritar ne projektet bashkepunimit italian. Te pakten kjo eshte nenvizuar ne takimin mes zv.kryeministrit dhe minister i Jashtem Edmond Haxhinasto dhe Drejtoreshes se Pergjithshme te Bashkepunimit ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Republikes Italiane Elisabetta Belloni. Sipas njoftimeve per shtyp te Ministrise se Jashtme shqiptare nenvizimit te Bellonit per rolin e Shqiperise ne kete kuader Haxhinasto i eshte pergjigjur me nevojen e mbeshtetjes italiane per perfshirjen e Shqiperise ne rrjetet energjetike panevropiane ne vecanti per projektet ne kuadrin e Korridorit 8 dhe gazsjellesit TAP Trans Adriatic Pipeline. Ky komunikim dypalesh pason takimet e nivelit te larte mes dy kryeministrave vitin e kaluar por edhe te klimes shume te mire qe ekziston e konfirmuar me nje vizite te Presidentit te Republikes ne Itali pak muaj me pare. Nisur nga ky kontekst Haxhinasto shprehu kenaqesine per marredheniet e shkelqyera te partneritetit strategjik mes dy vendeve tona te cilat kane nje dimension te rendesishem ekonomik. Ministri shqiptar ka folur per nje kontribut te madh te qeverise italiane ne Shqiperi duke vijuar mandej me domosdoshmerine e zgjerimit te bashkepunimit edhe ne fusha e projekte te tjera prioritare per vendin tone si energjia turizmi bujqesia dhe promovimi i SME-ve. Nderkohe Belloni nga ana e saj nenvizoi nevojen e rritjes se efektivitetit dhe cilesise se ketij bashkepunimi dhe shtrirjes se tij ne te gjitha fushat e tjera me interes te ndersjelle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›