E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Mirepresim keshillat e Komisionit te Venecias

Klosi Prova te reja te manipulimit te KQZ-se per Tiranen

Partia Socialiste tregohet e gatshme edhe per nje zgjidhje apo asistence nderkombetare lidhur me ceshtjen e rezultatit elektoral ne Tirane. Disa dite pasi europarlamentari Eduard Kukan propozoi perfshirjen ne ballafaqimin ligjor per fituesin e zgjedhjeve ne kryeqytet edhe eksperte te Komisionit te Venecias selia roze ka dhene dakordesine per kete ide. Sekretari organizativ i saj Blendi Klosi deklaroi dje ne nje konference per shtyp se opsioni i marrjes ne konsiderate i ndihmes se specializuar nderkombetare ne kuader te kesaj ceshtjeje eshte i mirepritur nga opozita. Ne e mirepresim edhe propozimin e bere nga perfaqesues te larte te politikes europiane per perfshirjen e Komisionit te Venecias ne perpjekjen per ti shpetuar zgjedhjet e 8 majit nga qorrsokaku ku i ka futur Saliu me Ristanin dhe per te dhene opinionin e kualifikuar e te pakorruptueshem juridik lidhur me te ashtuquajturat vota te hedhura gabim - tha ai. Praktikisht Klosi e permes tij edhe PS-ja pranon keshtu mungesen e nje baze ligjore te sakte apo nje interpretimi shterues per kete argument i cili duhet thene se me formalizimin e vet me ane te vendimit 709 te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ka hyren ne skene me forcen e nje precedenti qe nuk mund te rrezohet lehte. Per me teper qe hapja e PS-se aktualisht mund te cilesohet edhe si element taktik ndaj demokrateve me supozimin se nje gjykim i paanshem minimalisht do ta gjeje te pabazuar ne legjislacionin shqiptar tezen e KQZ-se edhe pse parimisht i ashtuquajturi Akt Normativ niset nga premisa kushtetuese e te drejtes se votes. Nje hollesi inkurajuese ka dhene Klosi me kete rast duke nenvizuar ndryshimin e rregullave gjate zhvillimit te procesit elektoral nje ide kjo e trajtuar edhe ne prononcimet e para te monitoruesve nderkombetare. ...Vota te hedhura gabim te cilat jane konsideruar te pavlefshme ne te gjithe Shqiperine dhe u bene te vlefshme kur loja mbaroi ne kohen shtese te imponuar nga Saliu jo per te degjuar zerin e cdo qytetari por per ta pushtuar edhe Tiranen sic pushtoi Shqiperine ne vitin 2009 duke shkelur mbi vullnetin e qytetareve - shtoi deputeti socialist. Prej ketij qendrimi qe perben nje element te shtuar ne taktiken juridike qe po ndjek aktualisht selia roze Klosi ka kaluar ne nje plan paralel te trajtimit te ceshtjes zgjedhore te Tiranes per te cilen PS-ja njeh zgjidhjen juridike edhe pse politikisht e denoncon ne perditesi si pasoje e manipulimit te drejtuar nga kreu i KQZ-se Arben Ristani. Ai ka sjelle edhe nje here faktet e publikuara nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci te cilat i meshojne me se shumti mosrakordimit te shifrave ne tabelat e rezultateve ne mjaft qendra votimi ne kryeqytet. Jam ketu per te vazhduar transparencen e filluar prej nesh me publikun mbi vjedhjen e kryer nga Arben Ristani ne tavoline per te permbysur rezultatin e Tiranes dhe kthyer Lulezim Bashen nga humbes ne fitues. Faktet e 117 kutive te hapura nga Ristani per te vjedhur me urdher te Saliut flasin qarte. orbe te pangrenshme ka gatuar Saliu me Ristanin duke perzier flete te gjetura dhe flete te futura me dore tri dite pas shpalljes se Edi Rames fitues ne syte e gjithe botes me 10 vota plus - tha ai. Keto fakte te publikuara nga PS-ja jane paralajmeruar prej saj si pjese e nje dosjeje qe do te depozitohet ne Prokurorine e Pergjithshme per tu hetuar. Ne rast te nje akti te tille atehere kerkesat ankimore ne Kolegjin Zgjedhor do te kalojne ne plan te dyte perderisa ceshtja ne fjale fiton nje karakter penal. Por deri atehere do te duhet me gjase qe te pritet si vendimi i Kolegjit ashtu edhe qendrimi i PD-se per asistencen e eksperteve nderkombetare te Komisionit te Venecias.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›