E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes kamioncina me targa Kosove perplas per vdekje femijen 9-vjecar

Nje aksident tragjik ka ndodhur dje rreth ores 1848 ne aksin Kukes - Morin ne fshatin Morin te Kukesit ku nje kamioncine ka goditur nje femije 9-vjecar duke e lene ate te vdekur.

Sipas njoftimit te Drejtorise se Policise se Kukesit automjeti me targa 617 KS 441 me drejtues Zeqir Gashin 55 vjec lindur dhe banues ne Prizren ka aksidentuar shtetasin Festim Perzhita 9 vjec lindur dhe banues ne fshatin Morin.

Policia ka shoqeruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes tragjike.

Duhet shtuar se ne autostraden qe kalon ne kete zone te banuar nuk jane ndertuar mbikalime cka i detyron shpeshhere banoret te kalojne ne kembe ne anen tjeter te rruges gje e cila ka cuar shpesh ne tragjedi si kjo e nje dite me pare.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›