Haxhinasto-Kantrimen vleresojne marredheniet mes Shqiperise dhe SHBA-ve
Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti dje ne takim zevendesndihmessekretarin e Departamentit te Shtetit te Shteteve te Bashkuara Tomas Kantrimen. Gjate takimit Kantrimen evidentoi marredheniet shume te mira qe ekzistojne ndermjet Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara ne te gjitha fushat si dhe vleresoi rolin qe Shqiperia luan prej vitesh si kontribuuese e paqes dhe e sigurise ne rajon e me gjere si anetare tashme e NATO-s dhe pjesemarrese e Aleances Antiterror. Ministri Haxhinasto nga ana e tij nenvizoi faktin se Shtetet e Bashkuara jane aleati strategjik i Shqiperise. Me tej zoti Haxhinasto e siguroi zotin Kantrimen per vendosmerine e Shqiperise per te ecur ne rrugen e konkretizimit te metejshem te ketij bashkepunimi ne fushen ekonomike. Bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim se sfida per njohe te reja per pavaresine e Kosoves eshte nje proces ne vazhdim dhe qe nga te dy vendet do te kete nje angazhim ne rritje. Ne takim zoti Haxhinasto dhe zoti Kantrimen ndane mendime te njejta per situaten dhe zhvillimet ne Ballkan perfshi nisjen e negociatave Serbi-Kosove si dhe perpjekjet per shtimin e njohjeve te reja per Kosoven. Gjate takimit dy bashkebiseduesit folen edhe per zhvillimet dhe situaten politike ne vend.
22 Tetor 2010