Kantrimen Kriza politike te zgjidhet ne Shqiperi SHBA japin vetem keshilla
Eneida Jacaj- Zevendesndihmessekretari i Shtetit per Europen Tomas Kantrimen ne nje konference per shtyp ne Tirane u ka bere thirrje dy forcave politike ta zgjidhin vete sa me pare krizen politike. Ai ka vleresuar se gjetja e gjuhes se perbashket eshte menyra me e mire per ti dhene zgjidhje krizes duke lene te kuptohet se SHBA-te nuk mund te nderhyjne ne kete ceshtje qe i perket politikes shqiptare. Kantrimen u shpreh se e vetmja gje qe mund te bejne SHBA-te eshte te japin keshilla ndersa vendimet duhen te merren ne Tirane. Ndersa mosvotimin e projektligjit te financuar nga SHBA-te Kantrimen deklaroi se Shqiperia humbi nje shans pasi ajo qe kerkon populli eshte shqiptar eshte funksionimi i institucioneve ligjore. Persa i perket draftit per SHISH-in Kantrimen nenvizoi se ndryshimet duhen te behen me kujdes dhe ne perputhje me kriteret e NATO-s.
Kriza
Nuk kam ardhur ketu me ndonje plan te Shteteve te Bashkuara mbi menyren se si duhet zgjidhur ngerci. Nuk erdha ketu per ti rrahur shpatullat dikujt apo per te denuar ndonje pale ne kete mosmarreveshje politike. Eshte kerkesa e popullit shqiptar qe udheheqja e te gjitha partive te tregoje udheheqesine e nevojshme per te marre vendime te veshtira per te miratuar legjislacionin e nevojshem per te permiresuar sundimin e ligjit dhe per te siguruar qe zgjedhjet e ardhshme ne kete vend nuk do te behen me i njejti burim kundershtish qe jane bere ne te kaluaren. Kjo nuk eshte kerkese e SHBA-ve por eshte ajo qe une e shoh si kerkese te popullit ketu - theksoi Kantrimen duke nenvizuar se e vetmja keshille qe mund te jepte nga pervoja e tij e gjate ne diplomaci eshte qe kompromisi duhet te shihet si force jo si dobesi kur nje kompromis i tille u sherben interesave te popullit. Ne mund te ndihmojme dhe do te bejme gjithcka qe te ndihmojme dhe do te japim aq shume keshilla sa mund ta teprojme. Por vendimet duhet te merren ne Tirane i takon popullit te Shqiperise ta kerkoje ate dhe i takon udheheqesise se Shqiperise qe ta siguroje ate - tha ai.
Gjykata Administrative
Zevendesndihmessekretari i Shtetit per Europen ka qene jo me pak kritik edhe per mosvotimin ne Kuvend te ligjit per Gjykaten Administrative te cilen Kauntrimen e quajti nje shans te humbur. Une nuk do te bej nje liste te detajuar te asaj cfare eshte humbur. Ne pergjithesi cdo gje e humbur perfaqeson nje mundesi. Ngritja e nje demokracie funksionuese te vertete kerkon nje rol aktiv jo vetem nga Ekzekutivi por edhe nga legjislativi. Dhe ka shume hapa per te cilat nje legjislature aktive me mbeshtetjen e partive kryesore duhet te ishte duke punuar sot ne fushen e sundimit te ligjit. Populli i Shqiperise nuk ka nevoje per nje leksion nga nje amerikan se si funksionon demokracia por ata duan dhe ata presin nje parlament qe do te ndihmoje ne ngritjen e nje gjyqesori dhe prokurorie vertet te pavarur dhe sundimin e ligjit ne Shqiperi si thelbesor per te ardhmen e demokracise - tha Kauntrimen.
Drafti per SHISH-in
Ne biseden qe zhvilloi me kryeministrin Berisha Kauntrimen foli edhe per projektligjin e SHISH-it. Ai theksoi se te gjitha perpjekjet per te ndryshuar kete ligj duhet te behen ne menyre te kujdesshme ne perputhje me kriteret e NATO-s. Shfrytezova mundesine qe ne keto biseda te riperseris pikepamjen e qeverise amerikane se ligji per sherbimet inteligjente ne Shqiperi duhet bere me kujdes duhet pare me kujdes duhet te jete konsistent me angazhimet e Shqiperise ne NATO dhe duhet te shmange nje situate ne te cilen sherbimet e inteligjences te kthehen ne nje agjenci politike - tha Kantrimen.
Zevendesndihmessekretari i Shtetit per Europen Tomas Kantrimen u pergjigjet pyetjeve te gazetareve
Ju thate se nuk erdhet ne Tirane me nje plan per te zgjidhur ngercin politik. Pavaresisht kesaj dje u takuat me dy aktoret kryesore. A vute re sinjale se palet do te gjejne kompromis duke pasur parasysh se mosmarreveshjet kane ndikuar punen e Parlamentit dhe ligje te tilla perfshire draft ligjin per Gjykaten Administrative te mbeshtetur prej jush
Pyetje shume e mire. Bisedat e mia dje bashke me te Ngarkuaren me Pune Xhons u mbajten vec e vec me kreret e partise qeverisese dhe kreun e opozites dhe une e vleresova mundesine per te degjuar ne detaje qendrimet parimore te te dyja paleve. Pika kryesore qe u mundova tu percjell te dyja paleve njesoj eshte se pavaresisht nese i perqasesh ceshtjes si diplomat apo politikan vjen nje moment kur duhet te tejkalosh qendrimet parimore per zgjidhje praktike. Dhe kjo nuk eshte - sic themi ne anglisht nje loje nje me zero - kjo nuk eshte nje loje ku njeri fiton dhe tjetri humbet. Te tejkalosh pozicionet e tanishme pa e detyruar palen tjeter te heqe dore nga te gjitha pozicionet e saj eshte thelbi i politikes dhe diplomacise ne cdo demokraci parlamentare. Dhe jam i sigurt se te dy udheheqesit e kuptuan ate qe u thashe ata jane te dy udheheqes me pervoje. Besoj se te dy ata kane per zemer interesat me te mira te Shqiperise. Te dy ata kane treguar se jane miq te Shteteve te Bashkuara se jane partnere te Shteteve te Bashkuara dhe qe i marrin seriozisht pikepamjet tona. Keshtu per momentin do te jem optimist se do te kete perparim.
A mund te jeni me specifik Cfare tjeter humbet Shqiperia nga kjo krize njevjecare Ne kemi humbur dicka fondet per Gjykatat Administrative.
Une nuk do te bej nje liste te detajuar te asaj cfare eshte humbur. Ne pergjithesi cdo gje e humbur perfaqeson nje mundesi. Ngritja e nje demokracie funksionuese te vertete kerkon nje rol aktiv jo vetem nga Ekzekutivi por edhe nga Legjislativi. Dhe ka shume hapa per te cilet nje legjislature aktive me mbeshtetjen e partive kryesore duhet te ishte duke punuar sot ne fushen e sundimit te ligjit. Populli i Shqiperise nuk ka nevoje per nje leksion nga nje amerikan se si funksionon demokracia por ata duan dhe ata presin nje parlament qe do te ndihmoje ne ngritjen e nje gjyqesori dhe prokurorie vertet te pavarur dhe sundimin e ligjit ne Shqiperi si thelbesor per te ardhmen e demokracise.
SHBA ngriten para disa kohesh ceshtjen e ligjit per Sherbimin Informativ. Ish-ambasadori amerikan dhe struktura te NATO-s kane diskutuar probleme. Sidoqofte duket se ligjit nuk do ti behen ndryshime dhe do te votohet ashtu sic eshte. E ngritet ju kete ceshtje
Shfrytezova rastin per te perseritur pikepamjen e ShBA dhe vendeve te tjera anetare te NATO-s se cdo ndryshim ne Sherbimin Informativ ne Shqiperi duhet te behet me kujdes duhet te jete ne perputhje me angazhimet e Shqiperise ndaj NATO-s dhe duhet te shmange nje situate ne te cilen sherbimi i inteligjences kthehet ne nje agjenci te politizuar.
Prej disa kohesh ka pasur nje fushate akuzash korrupsioni ndermjet partive politike. Disa prej tyre po hetohen nga Prokuroria. A prisni ju qe te kete denime ekzemplare
Shtetet e Bashkuara nuk kane pritshmeri specifike per rezultatet e hetimeve te tanishme. Ne shpresojme qe asistenca qe japim bashke me Bashkimin Europian dhe te tjere per te trajnuar dhe ndihmuar per pavaresine e prokuroreve dhe gjykatesve te cojne ne rezultate qe mirepriten nga populli i Shqiperise qe ngjallin besimin se qeveria e tyre po behet me pak e korruptuar dhe me e drejtperdrejte. Por nuk eshte roli yne qe te kemi pritshmeri dhe aq me teper te drejtojme drejt rezultateve te caktuara ne ceshtje te caktuara.
Nuk eshte fakt i ri qe udheheqesit shqiptare nuk ia vene veshin keshilles se nderkombetareve. Takimi i Rames dhe Berishes me komisionerin e Zgjerimit te BE-se ne Bruksel ishte nje shembull. A keni nje plan B per ti dhene fund krizes
Plani A plani B plani C duhet te shkruhen ne Tirane. Ato nuk mund te shkruhen ne Bruksel ne Uashington apo Vjene. Ne mund te ndihmojme dhe do te bejme gjithcka qe te ndihmojme dhe do te japim aq shume keshilla sa mund ta teprojme. Por vendimet duhet te merren ne Tirane dhe i takon popullit te Shqiperise ta kerkoje ate i takon udheheqesish se Shqiperise qe ta siguroje ate.
Z. Kantrimen se fundi ka pasur nje deklarate ne shtyp te zevendesambasadorit shqiptar ne SHBA qe Shqiperia mund te perfshihet ne programin e liberalizimit te vizave me SHBA-te...
Shpresa eshte e vertete. Kalendari i arritjes se kesaj brenda nje viti nuk eshte real. Ky eshte nje proces i gjate. Kam besim se shoqeria shqiptare dhe qeveria shqiptare jane te afta ta arrijne kete objektiv heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara. Por procesi i vendimmarrjes per kete eshte teknik dhe i hollesishem jo politik dhe i shkurter.
22 Tetor 2010