Haxhinasto Kemi marreveshje me Beogradin per abetaren
Opozita socialiste e Tiranes bujti ne Luginen e Presheves e shumica e Sali Berishes pret perfaqesuesit politike te shqiptareve te ketij rajoni ne Tirane. Keshtu numri dy i qeverise shqiptare ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ka pritur dje Riza Halimin deputet ne Parlamentin e Serbise dhe Galip Beqirin kryetar i Keshillit Nacional Shqiptar te Lugines. Ne nje dite kur Edi Rama vizitonte Luginen Haxhinasto ka pritur miqte e ardhur prej saj per te konfirmuar sa angazhimet e qeverise dhe premtimet e saj ndaj tyre aq edhe nje per te bere nje diversion ndaj PS-se. Gjithsesi ne takimin e zhvilluar me kete rast bashkebiseduesit kane folur per shqetesimet e shqiptareve te Lugines se Presheves respektimin e te drejtave te tyre dhe ndihmen qe mund te jape Tirana zyrtare ne kete drejtim. Se bashku me homologet e institucioneve perkatese te Serbise do te arrijme nje marreveshje per tekstet qe do te dergojme per ciklin e ulet dhe shkollen e mesme te Lugines se Presheves. Po keshtu nje ceshtje e rendesishme qe prek direkt shqiptaret e Lugines se Presheves eshte ajo e njohjes reciproke te diplomave pra marreveshjes per kete qellim me Serbine. Kemi folur gjithashtu edhe per ceshtje panshqiptare - tha Haxhinasto ne fjalen e tij gjate konferences per shtyp. Nga ana e tyre perfaqesuesit e shqiptareve te Lugines se Presheves kane vleresuar takimin me zv/kryeministrin shqiptar duke theksuar edhe angazhimin e tyre me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise shqiptare. Ju e dini qe eshte 100 vjetori i Pavaresise se Shqiperise dhe ne kete aspekt biseduam qe edhe shqiptaret e Lugines se Presheves ne keto aktivitete mos te mbesin pas por gjithe shqiptaret kudo qe jane te marrin pjese ne keto aktivitete. Po ashtu edhe ne ceshtjen e arsimit dhe kultures informimit ku besoj se eshte nje nisme e mire dhe shqiptaret e Lugines se Presheves duhet ta dine se e kane nje mbeshtetje nga shteti shqiptar dhe sot mbas bisedave qe patem kjo do te jete edhe me serioze - tha Galip Beqiri. Nderkohe perfaqesuesi tjeter deputeti i Serbise Riza Halimi eshte perqendruar ne situaten ne Lugine dhe angazhimin e Beogradit zyrtar per permbushjen e te drejtave te shqiptareve. Programi i dy qeverive asaj federative dhe republikane te Beogradit i vitit 2001 ne tre vitet e para kishte projekte te rendesishme gjate qeverisjes se z. Gjingjic. Me vone gjate dy qeverite e tjera e z. Koshtunica dhe kjo e fundit me te cilen gjithashtu nuk jam i kenaqur pjese te medha te ketij programi kane mbetur pa u realizuar dhe ne kemi verejtje serioze. Une si deputet vazhdimisht paraqes verejtjet e mija ne Parlament dhe shpresojme qe ne qeverine e ardhshme te kete nje qasje me serioze per te realizuar kete program. Konkluzioni i kesaj eshte qe eshte punuar pak duhet te punohet shume me teper qe shqiptaret atje te zhvillojne nje perspektive per nje jete normale - tha ai.