Rama Nuk do te braktisim Presheven
Lugina e Presheves do te konstituohet si ceshtje mes Shqiperise dhe Serbise kur ne pushtet ne Tirane te jene socialistet. Kreu i tyre Edi Rama ka shfrytezuar nje vizite ne Lugine per promovimin e librit Kurban ku eshte takuar me banore te saj dhe me perfaqesues te pushtetit lokal per te shpalosur disa qendrime qe ne cdo plan e vendosin qeverine shqiptare nen akuzen e shmangies nga pergjegjesite e veta kushtetuese por edhe kombetare. Kushtetuta e Shqiperise e percakton qarte se shteti shqiptar duhet te mbroje dhe te perkujdeset per te drejtat e popullit shqiptar kudo ai banon. Kesisoj duhet angazhim dhe vemendje me e madhe per shqiptaret qe banojne ne Luginen e Presheves. Tashme qe Kosova eshte nje republike e pavarur dhe nje shtet sovran tashme qe ceshtja e Kosoves eshte nje ceshtje e zgjidhur angazhimi i Shqiperise ne raport me shtetin serb duhet te perqendrohet tek problematika e Lugines se Presheves - tha Edi Rama. Nese ndodh ky eshte nje ndryshim thelbesor ne raport me qeverine e Sali Berishes e cila qe prej vitit 2005 e ketej ka njohur vetem deklarime te forta ndaj Beogradit ka shpallur si prioritet te politikes se jashtme njohjet per Kosoven por pervec nje vizite te Ilir Metes ne Luginen e Presheves dhe premtimeve per abetare te perbashket nuk ka bere gje. Ne raport me politiken e brendshme te Shqiperise dhe propagandes me sfond nacionalist qe gjallon qe prej 20 vjetesh vizita e Edi Rames meton te thyeje disa kufij me shume imagjinare te nxitur nga ideja se Kryeministri Sai Berisha gezon mbeshtetje derrmuese nder shqiptaret e Kosoves ndersa PS-ja paragjykohet. Per te sqaruar me mire opinionin rreth te vertetave historike te ketyre 20 viteve dhe realitetit te permbysur te propagandes kreu socialist ka bere nje deklarim shume te forte po te mbahet parasysh se ai eshte bere publik ne nje territor shteteror te Serbise. Si president Sali Berisha hapi rrugen e kontrabandes se naftes me Beogradin ne kohen kur Serbia dhe Beogradi ishin nen embargo si nje regjim i papranueshem per shkak te sjelljes me te tjeret ne ish-Jugosllavi e posacerisht me Bosnjen e Kosoven - tha ai duke akuzuar Sali Berishen per bashkepunim ne dem te shqiptareve me Sllobodan Milloshevicin. Ne vetvete ky eshte konsumim i ligjerimit nacionalist nga nje politikan i Tiranes ne territorin e Serbise cka edhe e ben shume te qarte se ne Ballkan gjerat kane ndryshuar radikalisht. Por forme me e plote e ketij ligjerimi eshte edhe premtimi qe ai ka bere per shqiptaret e Lugines se Presheves per financim te ndertimit te nje materniteti dhe te dy shkollave dicka qe tejkalon oferten maksimale te Berishes qe eshte ajo e bursave ne Tirane per studentet nga ky rajon. Gjendja ekonomike-sociale e rende. Do ti kerkojme urgjent Parlamentit financim per maternitetin e munguar dhe te pakten dy shkolla kete vit - shprehet Edi Rama ne Twitter. Qe ketej fare mire mund te kuptohet se diplomacia socialiste sfidon ne kete rast edhe Prishtinen zyrtare dhe Kryeministrin Hashim Thaci qe perballet aktualisht me mjaft akuza dhe me nje situate jo fort te pelqyeshme. Ne perspektive eshte per tu pritur se cili do te jete reagimi i faktorit politik kosovar rreth kesaj qasjeje te socialisteve por fakt mbetet se ajo sapo ka hedhur nje hap ne shperberjen edhe retorike te tabuve te ngritura deri me tani per dominimin e nacionalizimit shqiptar.