Subashi perkrah idene e Finos Delegimi nuk prek zonat elektorale
Riorganizimi i PS-se permes delegimit te deputeteve ne zona te ndryshme pergjegjesie nga ato ku jane zgjedhur nuk lidhet me hartimin e listes se kandidateve per vitin 2013. Pas sqarimit te bere per gazeten Shqip nga sekretari per pushtetin vendor Bashkim Fino edhe deputeti Armando Subashi konfirmon se delegimi nuk vjen ne asnje marredhenie me listat e deputeteve qe do te caktohen ne vitin 2013. Kjo nuk shikohet dhe besoj nuk duhet pare lidhur me kandidimet e mundshme ne listat qe priten. Kjo eshte thjesht nje mase qe eshte marre per ti dhene nje zhvillim nje hov gjithe strukturave te partise ne 12 qarqet e vendit dhe padyshim qe ka te beje me rritjen e pranise qofte te te deleguarve qofte te anetareve te kryesise qofte edhe te anetareve te asamblese me terrenin - tha Subashi ne nje prononcim mediatik. Nga ana tjeter edhe deputeti i Vlores Eltar Deda u shpreh dje per Shqip se vendimi i Asamblese Kombetare per caktimin e zonave te reja nuk eshte kundershtuar prej tij dhe se ai do ta respektoje ate. Une nuk kam kundershtuar caktimin tim si te deleguar. Ai eshte vendim i Asamblese Kombetare dhe une do e respektoj ate. Une kam kundershtuar ceshtje te tjera qe lidhen me strukturat e PS-se dhe probleme partiake qe nuk perbejne interes publik - tha Deda. Te dyja keto reagime vijne nje dite pasi anetari i kryesise deputeti Erjon Brace doli ne nje konference per shtyp ku shprehej prere se nuk do te linte qarkun e Beratit pavaresisht se ky eshte nje vendim i Asamblese Kombetare. Madje ai ka shtuar se nuk do ta linte qarkun ku eshte aktualisht per asnje ofiq duke lene te kuptohet se ne kete proces mundet edhe te qendrojne negocime ne prapaskene. Ne krahasim me reagimet e dites kur u zyrtarizua ky riorganizim Brace mbetet i vetmi reagim kundershtues per te cilin forumet socialiste duhet te shprehen perderisa eshte zyrtar.