E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Keqinterpretimi, manipulim per qellime populiste



Ministria e Puneve te Jashtme ka reaguar dje ne lidhje me disa keqinterpretime qe i jane bere fjales se Ministrit te Puneve te Jashtme, Edmond Haxhinasto, ne nje interviste ne median elektronike, lidhur me zgjidhjen e problemit te ndalimit ne kufirin Shqiptaro-Grek te qytetareve shqiptare, te cilet kane te shkruar ne dokumentet e udhetimit "Vendlindja: Cameri". Nepermjet nje njoftimi te shperndare nga zyra e shtypit te kesaj ministrie thuhet se "Ministria e Puneve te Jashtme, me evidentimin e ketij problemi, ka marre kontakte te menjehershme me ambasaden greke ne Tirane, ka protestuar, dhe ka kerkuar shpjegime se pse qytetaret shqiptare ndalohen ne kufirin grek".

Gjithashtu, ne njoftim sqarohet se nga ambasada greke eshte dhene sqarimi qe toponimet zyrtare te Greqise, te depozituar nga ana e saj ne OKB dhe institucione te tjera nderkombetare, nuk e perfshijne kete term dhe se kete qendrim e praktike, Greqia e ka realizuar edhe me vende te tjera fqinje te saj, me te cilet ka bere me pas marreveshje dypaleshe. MPJ ka kerkuar qe per kete kategori personash te realizohet nje marreveshje me palen greke, me qellim qe ata te mos ndalohen ne kufi dhe te kene te drejten te levizin lirshem ne territorin e Greqise. Ministria e Jashtme sqaron se per kete problem ka pasur kontakte te vazhdueshme edhe me lidershipin e PDIU. MPJ shpreh keqardhjen per cdo perpjekje, manipulim apo politizim te kesaj ceshtje per qellime te pastra populiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›