E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi, Milo, Koci dhe Ndoka paralajmerojne humbjen e PS ne 2013

Skender Gjinushi

"PS, si perfaqesuese e opozites ne komisionin e reformes, ka pergjegjesine per te garantuar reforme reale. E majta ndodhet ne opozite, jo per faj te mungeses se votave, por per gabimet e lidershipit te PS, qe ka gabuar historikisht ne taktikat zgjedhore".

Paskal Milo

"Duke pasur besimin se PS do te kishte nxjerre mesime nga e kaluara, nga gabimet qe ka bere, ne po shohim perseri qe po ben te njejtat gabime. Keto gabime i kushtuan ne vitin 2009 dhe nese vazhdohet te ecet ne kete rruge, do te kushtojne edhe ne 2013"

Petro Koci

"Kerkohet maturi e madhe qe marredheniet me cdo aleat te ndertohen me shume kujdes dhe te hiqet dore nga politika e perjashtimit. Kodi aktual krijon krize, PS duhet te kete kujdes nga zerat qe e cojne ne udhe pa krye. PS t'i shtoje aleatet, jo t'i pakesoje".

Nard Ndoka

"PS e prishi marreveshjen me aleatet. Kjo per faktin se marreveshja jone me PS ka qene pikerisht reforma zgjedhore. E prishi marreveshjen per reformen zgjedhore, ndaj ka hapesira per koalicion edhe jashte. Nuk perjashtojme koalicion me Partine Demokratike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›