Haxhinasto Komisioni i perbashket dyplaesh Shqiperi-Pakistan
Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti sot në takim Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Republikës Islamike të Pakistanit, znj. Fahmida Mirza.
Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se ministri Haxhinasto vlerësoi potencialet e bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike.
Në këtë kuadër, ai theksoi nevojën për organizimin e Komisionit të Përbashkët Dypalësh, i cili do të shërbejë për njohjen konkretisht të këtyre mundësive, sidomos në fushën energjetike, të bujqësisë, por dhe në fusha, si arsim, kulturë etj, duke nënvizuar rëndësinë e afrimit dhe bashkëpunimit mes dy komuniteteve të biznesit.
Ai sugjeroi dhe një takim të përfaqësuesve të Dhomave të Tregtisë mes dy vendeve për të nxitur investimet e biznesit respektiv. Duke theksuar nevojën e kuadrit ligjor në këtë drejtim, Haxhinasto vlerësoi rëndësinë që duhet të marrë miratimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh.
Ministri Haxhinasto, duke u ndalur te arritjet në bashkëpunimin shumëpalësh, vlerësoi mbështetjen reciproke që të dy vendet i kanë dhënë njeri-tjetrit në kuadrin e organizatave ndërkombëtare.
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Republikës Islamike të Pakistanit, znj. Fahmida Mirza, pasi falënderoi për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë vendit të saj në organizatat ndërkombëtare, si dhe në luftën kundër terrorizmit, shprehu besimin në zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në të ardhmen.
Duke vlerësuar kontributin e Shqipërisë në Afganistan, kryetarja e Parlamentit të Pakistanit theksoi se pa paqe në Afganistan, nuk ka paqe në gjithë rajonin. Më tej ajo nënvizoi rëndësinë që Pakistani i kushton zhvillimeve në Afganistan si dhe luftës kundër terrorizmit. Lidhur me ketë betejë, ajo shtoi se Pakistani kërkon mbështetje ndërkombëtare.