E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emiri i Katarit tur evropian. Vizite edhe ne Shqiperi

Emiri i Katarit, Sheiku Hamad bin Kalifa Al Tani ka mbërritur per një vizitë dyditore në Shkup. Mbreti arab është pritur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake në aeroportin "Leka i Madh" nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Delegacioni i Katarit i cili udhëtoi në Maqedoni numëron 100 persona, mes të cilëve dy anëtarë nga familja më e ngushtë mbretërore dhe 12 ministra. Në delegacionin shoqërues do të ketë numër të madh të sigurimit dhe përfaqësues të mediave.

Në kuadër të vizitës së Emirit të Katarit do të firmosen disa marrëveshje dypalëshe nga fusha e kulturës, arsimit, shëndetësisë, si dhe ekonomike. Kjo është vizita e parë e një mbreti nga bota arabe që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë.

Turin e tij evropian Emiri nga Katari e filloi me Maqedoninë për të vazhduar më pas me Shqipërinë, Poloninë dhe Ukrainën.

Njeriu më i pasur i Lindjes së Mesme dy herë e pati anuluar vizitën në Maqedoni pasi nuk ishte i sigurt se vendi mund t’ia ofrojë sigurinë e nevojshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›