E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Kam qene dhe do te jem e kursyer ndaj deputeteve ne masat e rregullores per ndeshkim

Sot, u mblodh Byroja e Kuvendit për t’u njohur e diskutuar me projekt-buxhetin e Parlamentit për vitin e ardhshëm. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kërkoi që, Sekretariati për buxhetin të shqyrtojë gjithashtu buxhetin para miratimit të tij në Qeveri.

Kërkesën e 9 deputetëve të PS, Byroja e hodhi poshtë si të pabazuar. Me dëshirën për një frymë bashkëpunimi për 12 prioritetet e BE, Kryetarja e Kuvendit nuk përjashtoi nga punët e Kuvendit deputetin e PS Saimir Tahiri, i cili në mënyrë të përsëritur, larg etikës parlamentare, në seancën e kaluar, ka shkelur nenin 64, 65 të Rregullores, duke tentuar të provokojë seancën plenare.

Byroja i kërkoi Kryetares së Parlamentit që të jetë e vëmendshme dhe rigoroze në zbatimin e Rregullores, sidomos në rastet e provokimeve nga deputetë përsëritës, sikurse është rasti si z. Tahiri, i cili është dënuar edhe më parë për të njëjtat arsye.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh se "ajo gjithnjë ka qenë dhe do të jetë e kursyer ndaj deputetëve në masat e rregullores për ndëshkim, sidomos në këtë periudhë, kur deputetët duhet të diskutojnë me sens të lartë përgjegjësie dhe të etikës së komunikimit, veçanërisht në sallën e parlamentit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›