Xavi: Humbja me Arsenalin, e pa drejtë

Mesfushori i Barcelonës, Xavi ndihet tejet i zhgënjyer me disfatën e pësuar me Arsenalin me rezultat 2-1 në Ligën e Kampionëve.
“Është turp për ne pasi që jemi ndier superiorë ndaj Arsenalit. Rezultati është më i keq se ai i edicionit të kaluar pasi ne barazuam në atë ndeshje, ndërsa tani kemi pësuar humbje. Ekipi bëri gabime të mëdha, por luajti futboll të mirë. Na mungoi konkrektizimi”.
“Ne nuk i konvertuam rastet tona të pafundme. Rezultati është i pa drejtë. Ne mund të jemi të zhgënjyer, por e dimë se mund ta kthejmë rezultatin në anën tonë. Ne besojmë se mund ta eliminojmë Arsenalin në Camp Nou”, deklaroi Xavi për Marca.