Haxhinasto Kosova te perfshihet ne nismat rajonale
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore (NEQ), që u zhvillua më 10 Qershor në Trieste të Italisë.
Duke iu referuar karakterit rajonal të kësaj Iniciative, ai kërkoi që edhe Kosova, si vend i rajonit, të përfshihet në organizatat rajonale.
"Ndërsa flasim për integrimin rajonal të Kosovës, flasim në të njëjtën kohë për integrimin e gjithë komuniteteve që jetojnë atje: shqiptarë, serbë etj.
Kjo është një vlerë që do të nderonte secilin prej nesh si europianë të vërtetë dhe të denjë", tha Haxhinasto në fjalën e tij.
Në takim morën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, përfaqësues të Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), dhe të disa nismave të tjera rajonale.
Në fjalën e vet, ministri i Punëve të Jashtme theksoi se kjo iniciativë, si një ndër bashkëpunimet e para rajonale në Evropë, është një rrugë e sigurt për të forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin midis vendeve anëtare.
Kjo iniciativë është bazuar tek toleranca, vlerat demokratike, zhvillimi dhe sigura, si dhe mbi vizionin e një të ardhmeje të përbashkët që do të jetë më e mirë për të gjithë.
“Është e rëndësishme, - tha Haxhinasto, - që kjo Iniciativë rajonale të adoptojë vizionin dhe nevojën e bashkëpunimit për një të ardhme, që e ndajmë të gjithë së bashku.
Së bashku duhet të punohet në përballimin e sfidave në fusha të tilla si: energjetika, infrastruktura, lufta kundër trafiqeve, terrorizmi, etj”.
Ndërkaq, gjatë punimeve të Ministerialit të NEQ-it, Haxhinasto pati një takim me Zëvendës Presidentin e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Jan Fischer.
Fischer, ish-kryeministër i Republikës Ceke, vlerësoi rezultatet e arritura deri tani nëpërmjet projekteve të Bankës në Shqipëri dhe e siguroi Haxhinaston se BERZh do të vazhdojë të mbetet aktiv në Shqipëri me projekte në fusha të tilla si: energjia, infrastruktura dhe transporti.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit theksuan se tashmë është koha që të gjitha vendet evropiane të jenë pjesë e projekteve të Bankës.
Në këtë drejtim, ata theksuan se Kosova duhet të bëhet anëtare me të drejta të plota në BERZh.
Përfshirja e Kosovës në këto projekte, jo vetëm që do të ishte një ndihmë për vetë Kosovën, por do t’i jepte një dimension të ri projekteve rajonale dhe bashkëpunimit ndërkufitar.
Presidencën e radhës në këtë iniciativë e mban Serbia.