Haxhinasto: Kriteret për vizat po respektohen

Duke folur për BBC-në, Haxhinasto tha se deri më tani lëvizja e lirë ka vijuar pa probleme.
“Çdo gjë ka vijuar normalisht, ka patur kthime të vogla në kufi për arsye se njerëzit duhet të kenë me vete edhe siguracionin përkatës shëndetësor", ka thënë ai. Sipas tij, ky vendim do të ketë efekte të gjithanshme në zhvillimin e vendit. “Është një mundësi për zhvillimin e biznesit, që investitorët shqiptarë të shkojnë në hapësirën evropiane, të shikojnë mundësitë dhe të intensifikojnë marrëdhëniet e tyre", nënvizoi Haxhinasto.
Duke folur për situatën politike në vend, shefi i diplomacisë shqiptare tha se "çdo kompromis mund të arrihet kur ka dëshirë për kompromis që nuk shkel ligjet e vendit". Sipas tij, kjo nuk shkakton zvarritje në shpejtësinë e afrimit të vendit me BE pasi kjo e fundit funksionon në bazë të ligjeve dhe rregullave të qarta për çdo veprim apo zgjidhjen e çdo debati dhe mosmarrëveshjeje.
Ndërkohë, kreu i diplomacisë shqiptare e cilësoi pozitive dhe të rëndësishme klimën e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit. "Rajoni arrin të prodhojë paqe dhe stabilitet, siç është rasti i angazhimit me Afganistanin, dhe kjo tregon se është në rrugën e duhur dhe përmirësimi i indikatorëve të paqes dhe stabilitetit, por dhe të zhvillimit, pasi kjo është thellësisht i lidhur me stabilitetin", theksoi Haxhnasto.
Lidhur me perspektivën e marrëdhënieve të shqiptarëve dhe serbëve, ministri tha se "njohja e realiteteve në Kosovë nga ana e Serbisë është kontribut që ata i bëjnë vetë Serbisë", duke shtuar se, "ndonëse qeveria shqiptare nuk është dakord me Serbinë për çështjen e Kosovës, kjo nuk na pengon të zhvillojmë marrëdhënie dypalëshe mjaft të mira". /S.Ll/Start/
2010-12-22 12:36
[