E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto Liberalizimi i vizave ne nentor eshte i sigurte

Ne nje interviste te dhene per radio Kosoven dhe gazeten Illyria te komunitetit shqiptaro-amerikan Haxhinasto thekson se kjo eshte konfirmuar edhe ne raportet e ndryshme te eksperteve dhe shpreh bindjen se vendimi per liberalizimin e vizave per shqiptaret ne nentor do te jete i garantuar.

I pyetur se sa ndikon klima politike ne vend per nisjen e negociatave mbi statusin e vendit kandidat per ne BE ministri ritheksoi se pritshmerite evropiane jane qe Shqiperia te kete funksionim institucional te debatit politik jo ne rruge apo bojkote angazhim konkret te forcave politike sic eshte transparenca e zgjedhjeve apo reforma zgjedhore.

Ceshtja e reformes zgjedhore nuk eshte retorike por veprim konkret dhe tryeza e fundit e partive politike konfirmoi vullnetin qe ekziston nga mazhoranca qe te realizohen veprime konkrete dhe keto te perkthehen ne standarde me te larta zgjedhore tha Haxhinasto.

Lidhur me situaten aktuale politike ne Kosove ministri Haxhinasto shpreh besimin se zgjidhjet optimale ne sherbim te Kosoves dhe te ardhmes se saj do gjenden ne Prishtine pasi ka sistem institucional te konsoliduar klase politike mature e te pergjegjshme.

Ndersa pyetjes nese Shqiperia mbeshtet fillimin e bisedimeve praktike me Serbine para apo pas zgjedhjeve ne Kosove Haxhinasto shprehet se ceshtja e negociatave eshte proces i natyrshem qe vjen pas ngjarjeve te medha sic ishte konfirmimi nderkombetar i legjitimitetit te pavaresise se Kosoves.

Sipas tij negociatat nuk ndikohen nga zhvillimet politike te brendshme te Kosoves.

Por ministri nenvizoi se diplomacia shqiptare ka prioritet lobimin per njohjet e reja te Kosoves.Po perpunojme nje strategji konkrete per ceshtjet ku mund te kontribuojme ne vende qe do lobojme dhe mund te kemi efikasitet konkret u shpreh ai.

Ndersa i pyetur nese Shqiperia mbeshtet integrimin e Serbise ministri i Jashtem u shpreh se sa me shume qe Serbia angazhohet ne proceset integruese aq me e fuqishme do te jete influenca evropiane ne shoqerine dhe ne politiken serbe.

Gjate intervistes Haxhinasto foli edhe per marredheniet me Greqine te cilat i cilesoi te shkelqyera.

Shqiperia ka Greqine si partner te dyte ekonomik ne fushen e bashkepunimit ekonomik dhe te shkembimeve tregtare eshte nje partner dhe mbeshtetes per integrimin ne BE ashtu sikurse ishte per anetaresim tone ne NATO nenvizoi ministri duke theksuar se po punohet per rritjen e shkembimeve tregtare thellimin e bashkepunimi ekonomik apo edhe integrimin me shume te shqiptareve qe jetojne atje.

Haxhinasto deklaroi se dhe per ceshtjen Came ekziston mirekuptimi me partneret greke qe ajo te zgjidhet ne baze te legjislacionit nderkombetar.

Kjo eshte nje ceshtje qe mund te zgjidhet ne kuadrin e legjislacionit nderkombetar dhe ne nje klime te mire bashkepunimi dhe qe jane te parashikuara per tu zgjidhur edhe ne baze te Traktatit te Miqesise mes te dy vendeve perfundoi ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto.

2010-10-30 1519

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›