Haxhinasto: Mbështesim integrimin e Kosovës
TIRANË- Në kuadrin e aktiviteteve që organizohen në Shqipëri e Kosovë, me rastin e 4 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti sot një grup të rinjsh kosovarë nga organizata joqeveritare “Uniteti Rinor”.
Duke folur mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Haxhinasto u shpreh se "ne ndjekim me shumë vëmendje këtë proces, i cili është shumë i rëndësishëm për të zgjidhur disa çështje etnike që ekzistojnë midis dy shteteve, sigurisht bazuar mbi respektin reciprok dhe mirënjohjen e asaj që përfaqëson çdo shtet sovran".
Sipas Haxhinastos, "ky është edhe qëllimi i këtij procesi, të konkludohet sa më shpejt çdo marrëveshje e arritur me qëllim që ajo që arrihet të përkthehet si cilësi tjetër jete për qytetarët e dy vendeve, si për Serbinë, edhe për Kosovën".
“Një sfidë e madhe për Kosovën është që ajo të vazhdojë me hapa të sigurt në integrimin drejt Bashkimit Europian dhe NATO. Është kënaqësi të shikojmë ndërmarrjen e hapave të parë në procesin e liberalizimit të regjimit të vizave në zonën Shengen. Shpresojmë që shumë shpejt Kosova të ketë një marrëveshje të re kontraktuale me BE-në, që do ta zhvendosë atë në mënyrë të qartë e konkrete në një proces integrimi", tha Haxhinasto.
“Sidomos ju, brezi i ri, që do të keni përgjegjësi të mëdha për ta berë Kosovën anëtare të BE. Jam i sigurt që ju do të keni përgjegjësitë e duhura në mënyrë që Kosova të realizojë me sukses sfidat që ka", iu drejtua ministri të rinjve kosovarë.
(ma.ar/BalkanWeb)