Durrës, kapen 5.5 kg heroinë, në pranga 29-vjeçari

Policia ka dhënë sot informacione në lidhje me operacionin e zhvilluar mbrëmë në portin e Durrësit ku u sekuestruan 5.5 kg heroinë.
Sipas policisë droga është gjetur në mjetin tip Benz Kamionçinë, me targë AA 225 AS, gjatë një kontrolli të policisë kufitare të qytetit bregdetar.
Policia thekson se droga ishte e ndarë në dhjetë pako dhe ishte fshehur në gomat e automjetit ndërsa shton se është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit, 29-vjeçari Gëzim Osmani.
Droga e sekuestruar kishte si destinacion qytetin e Barit në Itali, ndërsa policia thekson se po punohet për origjinën dhe personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në trafik.