E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavarësia,Berisha-Thacit: Kosova progres, pavërësisht përkatësisë etnike

TIRANË- Kryeminsitri i vendit Sali Berisha me rastin e 4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh urimi, kryeministrit të Republikës së Kosovës, zotit Hashim Thaçi.

“Kremtimi i shpalljes së Republikës së Kosovës, shtet i pavarur e sovran më jep kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë, që në emrin tim dhe të Qeverisë Shqiptare t’ju përcjell Juve dhe, përmes Jush, të gjithë popullit të Kosovës, përshëndetjet e mia më të ngrohta vëllazërore dhe urimet më të mira. Në këto katër vjet Republika e Kosovës ka shënuar një progres domethënës në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike e funksionale të shtetit ligjor në shërbim të qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë etnike. Më lejoni, i dashur zoti Kryeministër, të ndaj me Ju dhe tërë popullin e Kosovës kënaqësinë për fillimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e saj dhe procesin përmbyllës të pavarësisë së mbikqyrur, duke mundësuar zhvillimin e vazhdueshëm të vendit si demokraci e pavarur, sovrane dhe multi-etnike”,- shprehet Berisha.

Shefi i qeverisë shqiptare, shprehet se komuniteti serb dhe pakicat e tjera që morën pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare janë pjesë e pjesë e procesit qeverisës të Kosovës në nivel qendror e lokal.

Kryeministri Berisha shpreh angazhimin për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe zhvillimeve të reja pozitive mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Duke ndarë vizionin tonë të përbashkët për integrimin evropian, jam i bindur se bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të shndërrohet në shëmbullin më të shkëlqyer të bashkëpunimit ndërshtetëror në rajon, duke dhënë kontributin tonë, në shërbim të paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë”,- theksoi kryeministri shqiptar.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›