E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perndjekurit: Duam nje Ministri

Ish-te perndjekurit politike, i shtohen listes se gjate te pretendenteve per nje post ne qeverine e re, qe do te krijohet ne shtator. Kryetari i Shoqates se ish te Perndjekurve Politike, Besim Ndregjoni, tha dje per gazeten "Koha Jone", se kjo kategori pretendon nje post ministror. Pavaresisht se nuk kane marre asnje deputet ne Kuvend, ndonese nje pjese e ish te perndjekurve politike, me ne krye Kurt Kolen, u bashkuan me Partine Levizja per Zhvillim Kombetar, drejtuesi i shoqates me te madhe te ish te denuarve politike, duke theksuar faktin se kane nje numer te konsideruar votash, te perndjekurit kerkojne tashme poste. "Ne do te insistojme per te marre nje post ministror. Pretendojme se duhet te drejtojme Ministrine e Punes apo ate te Drejtesise, dy dikastere qe kane lidhje me ceshtjen tone", u shprehe Ndregjoni. Madje sipas tij, ish te perndjekurit dhe perfaqesuesit e tyre, duhet te marrin edhe ndonje post tjeter, ndoshta ne rang me te ulet, si zevendesminister ne kabinetin e ri qeveritar, por pse jo edhe ndonje prefekt, sipas tij. Ndregjoni tha se nuk ka asnje arsye, qe Partia Republikane te privilegjohet vetem sepse ka fituar nje mandat deputeti, ne nje kohe kur elektorati eshte shume here me i madh dhe votat qe i kane siguruar ish te perndjekurit Partise Demokratike, jane shume te medha. "Ne votuam per kete koalicion, ndaj pretendojme poste. Kemi jo pak por 35% te elektoratit ne total, se bashku me ish pronaret e ligjshem te tokave", vijoi Ndregjoni. Sipas tij, shoqata qe drejton por edhe ish te perndjekurit, do te vazhdojne t'i bejne thirrje publike kryeministrit Sali Berisha, qe te t'i prese dhe te beje bisedime konkrete me ta. Ndregjoni theksoi se vota e ish te perndjekurve nuk mund te perdoret vetem per fushate elektorale, por duhet vleresuar dhe kesaj pjese te shoqerise t'i jepet ajo cka i takon. "Qeveria e re nuk mund te behet me ish-komuniste. Nuk mund te na i marrin votat sa here qe i duan dhe me pas, mos te na presin. Ne kemi elektorat te madh", theksoi Ndregjoni. Ish te perndjekurit politike, pjesa e pakenaqur me koalicionin e djathte qeverises, dolen me kandidatet e tyre ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Se bashku me Partine Levizja per Zhvillim Kombetar dhe demokristianet, ata hyne ne garen elektorale, por nuk munden te marrin as edhe nje mandat deputeti. Ndregjoni tashme pretendon se kane jo pak, por 35% te elektoratit se bashku me ish pronaret. Edhe keta te fundit, ndonese konkurruan ne zgjedhjet parlamentare, nuk moren dot votat e mjaftueshme, per te fituar nje deputet dhe per te mbrojtur interesat e kesaj shtrese ne Kuvend, sic premtuan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›