Haxhinasto: Mitingu i djeshëm mesazh për PS-në
“Dita e djeshme ishte një konfirmim tjetër i rëndësishëm se Axhenda e Shqipërisë dhe shqiptarëve është integrimi, lëvizja e lirë, punësimi e reformat e tjera, dhe jo axhendat personale të ndonjë lideri politik”, theksoi Haxhinasto për mediat.
Ai tha se shpresonte që Partia Socialiste ta kishte lexuar mirë mesazhin e djeshëm dhe të reflektojë duke patur parasysh përgjegjësitë politike dhe institucionale.
“Mesazhi për PS për të ndryshuar kursin e saj politik, për ta zhvendosur luftën dhe debatin politik nga rruga në parlament, u dha shumë i qartë edhe gjatë punimeve të Kongresit të 8 të të Partisë së Socialistëve Evropianë, ku mori pjesë edhe LSI-ja me një delegacion të kryesuar nga Kryetari I saj, z. Meta”, vijoi ai.