Hyseni: Asgjë nuk e anulon pavarësinë e Kosovës
Deklarata e ministrit të Jashtëm, njëkohësisht kryesues i delegacionit kosovar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, erdhi gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë.
“Nëse qëllimi i këtij debati ishte zvarritja e procesit të njohjes së Kosovës, atëherë kjo është arritur. Neve na vjen keq që ka ndodhur kjo, por nuk jemi të befasuar me asnjë hap të Serbisë”, ka thënë shefi i diplomacisë kosovare në Hagë.
“Ne jemi realistë. Por, ashtu si Serbia e bën punën e saj, edhe ne e bëjmë punën tonë. Në këtë drejtim, asgjë nuk do ta pengojë Kosovën që në një kohë të caktuar të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, dhe askush nuk duhet të dyshojë se ajo në plan afatgjatë do t’i realizojë të gjitha synimet e saj”, ka thënë Hyseni.