E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thërret Reali, përgjigjet Barcelona

Barcelona i është kundërpërgjigjur fitores së mëhershme të Real Madridit duke mposhtur si mysafire Levanten me rezultat 2-1. Gjiganti madrilen shtoi epërsinë ndaj Barcelonës në shtatë pikë duke fituar ndaj Sporting Gijonit, 3-1.

Por, ekipi i Pep Guardiolës e ngushtoi atë në katër duke marrë pikë të plota përball Levantes. Detyrë kjo që doli të jetë shumë e vështirë për futbollistët e tij. Levante ishte e para që kaloi në epërsi kur Barkero realizoi nga penalltia në minutën e 23-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Por, katalanët e përmbysën rezultatin në 45 minutat e dyta. Lionel Messi barazoi rezultatin në minutën e 64-të, kurse në atë të 72-tën e kaloi Barcelonën në epërsi kur konkretizoi penalltinë e fituar nga zëvendësuesi Cuenca. Ky doli të jetë edhe goli i fitores për kampionen në fuqi.

Pesë xhiro para fundit, Reali është lider me 85 pikë, katër më tepër se Barcelona, para El Clasicos të shtunën e ardhshme në Nou Camp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›