E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, publikohen emrat e 11 ish-spiunëve

Komisioni për verifikimin e fakteve në Maqedoni ka publikuar emrat 11 personave, 4 prej të cilëve shqiptarë që në të kaluarën kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Ata janë Sefedin Haruni, Shaban Shehu, Mahi Nesimi dhe Faredin Miftari.
 

Shtatë të tjerët sipas Komisionit për Lustrim janë Vlladimir Millcin, Kosta Ballabanov, Zoran Jovanovski, Jordanco Cavrevski, Sllobodan Ugrinovski, Vangell Gagcev dhe Nikollce Gagcev.
 

Bashkë me emrat, Komisioni do të publikojë edhe dosjet e bashkëpunëtorëve, por vetëm të atyre që janë shpallur spiunë pasi vendimin e Komisionit e kanë ankimuar në Gjykatë. Burime nga komisioni për lustrim kanë bërë të ditur se në grupin e parë të 22 bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete, janë shtatë shqiptarë.

Katër prej tyre do të ju publikohen edhe dosjet pasi janë ankuar në Gjykatë, kurse tre ish gazetarëve që kanë rezultuar bashkëpunëtorë do të ju publikohen vetëm emrat, sepse ata e kanë pranuar vendimin e Komisionit.
 

Kryetari i komisionit, Tome Axhiev tha se publikimi i emrave dhe dosjeve të bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete, është në pajtim me ligjin.
 

Por Përfaqësuesit e opozitës maqedonase brenda Komisionit për Lustrim edhe kanë kundërshtuar publikimin e emrave, me pretekstin se kjo paraqet shkelje të ligjit dhe Kushtetutës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›