E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Opozita mitingje kundër integrimit

“Është vërtetë për të ardhur keq, që thirrje të tilla të dëshpëruara e anakronike, rrjedhin në kah krejtësisht të kundërt me përpjekjet kombëtare të gjithë politikës për të realizuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve drejt BE dhe marrjen e statusit të vendit kandidat”, theksoi ai për mediat.

Haxhinasto shtoi se opozita aktuale dhe lidershipi i saj kanë humbur sensin e realitetit për nevojat që kanë qytetarët për punësim, arsimim, shërbim shëndetesor e perkujdesje sociale. “Qëndrimet kokëforta irracionale, jashtë-institucionale, e anti-integruese të opozitës, tregojnë qartë se kauzat kombëtare integruese dhe se shërbimi ndaj qytetarëve, që deri dje ishte lajtmotivi i të ashtuquajturës “politike e re”, po  sakrifikohen për hir të axhendave personale të lidershipit të saj”, u shpreh nënkryetari i LSI-së.

Ai i ka bërë thirrje opozitës që të reflektojë dhe të kujtojë premtimin që u ka bërë qytetarëve për integrimin evropian dhe jo për mitingjet kundër këtij integrimi.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›